Rinovon e ardhmja bardheblu
KF Tirana njofton sot rinovimin e kontratave me lojtarët Marsel Ismajlgeci Grent Halili dhe Jurgen Celhaka. Të rinjtë do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm. Në shtëpi rikthehen edhe lojtarët Marlind Nuriu dhe Jurgen Vrapi. Filizat e akademisë që u rritën nën emrin e madh të Tiranës rreshtohen sërish në kampin e kampionëve për të punuar drejt objektivave të reja. #identitetiTirona