Rinis futbolli dhe tek moshat : Football Republic – Tirana 0-4
Ka rinisur sot futbolli edhe tek kategoritë e moshave. KF Tirana U15 është përballur me Football Republic ku ka fituar me rezultatin e thellë 0-4.
Nga dy gola për secilën pjesë u shënuan nga bardheblutë e vegjël. Serinë e hapi Deis Sogani në minutën e 24’ të takimit. Gjashtë minuta më vonë dyfishoi Orsi Ageja duke mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave.
Me rifillimin e fraksionit të dytë, përsëri Sogani i cili realizoi golin e dytë personal në minutën e 47’ të takimit. Renis Cereni realizoi golin e katërt të ndeshjes në minutën e 57’ duke vulosur “pokerin” bardheblu ndaj Football Republic.
Pas javës së 17-të, KF Tirana U-15 renditet në vendin e dytë me 43 pikë, pesë më pak se Internacional që kryeson klasifikimin në grupin A.