Ndeshja e rradhës në kampionat për U17 është fituar me rezultatin e pastër 4-0 përballë FK Dinamos.
Djemtë e Migen Memellit e hapën serinë e golave me Qefaliaj në minutën e 11’ të takimit duke mbetur kështu deri në përfundim të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, Qefalia realizon nga pika e bardhë golin e dytë për bardheblutë dhe të dytin personal. Në 15’ minutat e fundit, djemtë e Memellit trefishojnë dhe më pas katërfishojnë rezultatin me golat e Meculit dhe Llagamit duke vulosur kështu “pokerin” ndaj Dinamos.

Bardheblutë U19 kanë fituar me rezultatin 2-1 në minutën e fundit ndaj Dinamos. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjetat e paprekura. Gjumsi zhbllokoi shifrat në minutën e 59’ të takimit. Më pas ishin dinamovitët që barazuan 6’ minuta më vonë. Kur po mendohej se loja po shkonte drejt barazimit, Nika, në limitet e kohës rregullt realizoi golin e dytë dhe të fitores për Tiranën.
Bardheblutë kryesojnë të qetë me 37 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi më i afërt.

SHPËRNDAJE