Press Conference/ Tirana-Skenderbeu 04/02/2022
Zv. Trajneri Erbim Fagu foli sot perpara kamerave ne prag te ndeshjes Tirana-Skenderbeu qe do te luhet diten e neserme ne 16:45 ne stadiumin “Air Albania”. Tekniku u pyet per ecurine e skuadres deri ne kete faze te kampionatit, sfida e rradhes dhe perballjet me rivalet. Meposhte deklarata e plote e trajnerit:
Si e prisni sfidën kundër Skënderbeut? – Skënderbeu është në pozita të vështira në këtë moment të kampionatit, por objektivat tona janë më madhorë. Besoj se do bëjmë lojën tonë që ta marrim maksimumin në këtë ndeshje. Është ndeshje e vështirë, por në këtë moment fillojmë një kampionat tjetër. Kanë mbaruar dy faza dhe mbeten dhe dy të tjera, të cilat na bëjnë më objektiv për të arritur qëllimin që kemi ne.
Sa ndikon euforia në skuadër? – Kampionati është i gjatë dhe ka të tilla situata. Grupi që kemi aktualisht, janë lojtarë të cilët janë të vetëdijshëm për të tilla situata. Besoj se euforia nuk ekziston. E dinë që një ndeshje bën mirë, në tjetrën mund ta humbasësh. Nuk mendoj që euforia ka vend në skuadrën tonë në këtë moment.”
Ndjen Tirana presion nga rivalët? – Sigurisht që po. Laçi dhe Kukësi kanë zhvilluar një kampionat të mirë. Nuk duhet të harrojmë dhe Vllazninë, por siç e thashë dhe më përpara kundërshtari ynë i vetëm është vetja jonë. Që të mbash vendin e parë është gjëja më e vështirë. Skuadrat e tjera do mundohen të fitojnë diçka nëse ne humbasim. Ato janë skuadra që meritojnë respekt pasi kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira.
Mendoni se 4 ndeshjet e ardhshme vendosin titullin? – Kampionati ka treguar që nuk ka skuadra të lehta, pasi ne kemi lënë pikë në dy fazat e para. Nuk mund të them që e vendosin titullin kampion, por mendoj se do na vendosin në atë rrugë nëse marrim maksimumin në këto katër ndeshje.