Press Conference Tirana-Skenderbeu 04/02/2022

Krah zv. trajnerit Fagu doli perpara kamerave edhe lojtari Visar Bekaj. Portieri shtatlarte u pyet per atmosferen ne skuader, sfidat e rradhes,  vleresimin e mbrojtjes se ekipit dhe perballja e neserme. Meposhte deklarata e plote e lojtarit:

Atmosfera në ekip, mundet që skuadra t’i marrë kundërshtarët e lehtë? – Ndeshja me Kukësin ka qenë shumë e vështirë dhe e fituam ndeshjen. Atmosfera është shumë e mirë. Nëse me Kukësin kemi dhënë 100 përqind, me Skënderbeun do japim 200. Këto ndeshje që thuhet që janë të lehta në letër, mund të jenë shumë të vështira. Duhet t’i marrim ndeshje pas ndeshje dhe kështu do ja arrijmë qëllimit.

Si do ta vleresonit mbrojtjen e Tiranës? – Besoj se keni parë një mbrojtje çeliku. Meritat i kanë lojtarët para. Mbrojta është shumë e mirë dhe m2ë ndihmon shumë. Më meritë ka mbrojtja se unë. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të jemi me këmbë në tokë.

Kundërshtari më i vështirë? – Këtë vit ekipet janë aty aty. Për mendimin tim Laçi është një ndër ekipet më të forta, Kukësi gjithashtu.

Tre sfidat e ardhshme, detyrim fitorja? – Objektivi jonë është ndeshja e ardhshme. Kemi tre ndeshje të lehta në letër. Nëse i fitojmë edhe si vendas, atëherë ekipet që janë afër nesh do jenë pas.

Perballja me Skënderbeun? – E thashë që nëse dhamë 100 përqind me Kukësin, me Skënderbeun do japim 200.

Çfarë e bën Tiranën më të fortë se të tjerët? – Mendoj se grupi. Jo vetëm fizikisht dhe taktikisht, por dhe atmosfera është fantastike.