Press Conference Java 27 FK Kukesi-KF Tirana 01/04/2022

Trajneri Orges Shehi foli sot perpara kamerave ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes Kukesi Tirana qe do te luhet diten e neserme ne Rrogozhine ne oren 13:45. Tekniku u pyet per ndeshjen e rradhes, statistikat dhe situata e momentin ne kampionat, Meposhte deklarata e plote e trajnerit:

Mendoni se pauza e kombëtareve ka qene pozitive apo negative?-  Ndërprerja e kampionatit ishte e parashikuar për shkak të pauzës së kombëtareve. Kur ka grumbullim Kombëtarja sigurisht që kontigjenti nuk është i plotë, ishin 4 lojtarë të thirrur, 2 me ekipin A dhe 2 me U-21, të cilët kanë ardhur duke i’u bashkuar skuadrës ditën e mërkurë. Ndërprerja e kampionatit është normale, në momentin që ishim do të donim që kampionati të mos kishte ndaluar, por kjo javë na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë dhe për tu përgatitur për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja ndaj Kukësit? –  Sfida me Kukësin është e vështirë. Të gjitha skuadrat janë me objektiva. Kukësi renditet e treta në klasifikim, është një ekip që është rivale për sa i përket ndërtimit të skuadrës dhe cilësisë, pavarësisht se pikët dhe pritshmëritë nuk i kanë aty ku ata donin. Një ndeshje që ka rëndësi sepse vjen pas pauzës së kombëtareve.

Hoshilacionet e Kukesit do ta bejne disi me te lehte perballjen me te?- Nuk mendoj. Të gjitha skuadrat që luajnë me ekipet që janë afër njëra-tjetrës kërkojnë që të japin maksimumin e tyre, kanë dhe objektivat e tyre. Kampionati i gjatë ka dhe momente jo pozitive, siç mund t’i ketë pasur Kukësi, por edhe ne gjithashtu. Ndeshja në ndeshje ndryshon. Ndryshon strategjia, motivimi dhe psikologjia e lojtarëve, kam përshtypje që nesër na pret një ndeshje e luftuar dhe me cilësi.

Statistikat? – Për pikët ne kemi një vazhdimësi të mirë, një ekuilibër në të treja fazat. Nesër mbaron faza e tretë. Për çdo fazë kemi mundur të marrim nga 20 pikë, ndërsa tani në fazën e tretë jemi me 19 për momentin. Kërkojmë gjithmonë që mos të kemi limite, të përmirësohemi. Duam vazhdimësi, sepse statistikat janë gjë tjetër, por e rëndësishme është për ne që ndeshje pas ndeshje të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Objektivat? Keni ne dore fatet e Europes dhe te renive ne fundin e tabeles… – I kemi fatet tona në dorë, pavarësisht se kemi distancë nga kundërshtari ynë më i afërt. Ne do te luajme si gjithmone per te marre maksimumin dhe keshtu do te bejme edhe neser. Kemi objektivat tona, kemi dhe lojtarë që kanë objektiva personale dhe kolektive dhe kur ndërthuren të dyja së bashku janë akoma edhe më mirë, Ne duhet te shohim punen tone?

Ne kete pike ke konsideron Tirana si rival ne kete kampionat? – Me këtë distancë të konsiderueshme që kemi, rivali ynë i vetëm jemi ne. Në këtë moment që jemi, motivimi është shumë i rëndësishëm. Rivali i vetem i Tiranes eshte Tirana ndaj ne nuk duhet te kemi limite.

Powered by Live Score & Live Score App