Press Conference 29/01/2022 KF Tirana-FK Kukesi

Trajneri Orges Shehi foli sot në një interviste për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-FK Kukësi, që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”. Shehi u pyet për situatën në kamp, gjendja e momentit dhe sfidën e rradhes. Më poshtë deklarata e plotë e trajnerit:

Sfida ndaj Kukësit – Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare pasi ne e trajtojmë vetëm si sfida e radhës që vlen tre pikë. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe nesër mbyllet vetëm gjysma e rrugëtimit, ndaj jemi larg sfidave vendimtare.

Bilancet e kampionatit – Një bilanc do ta bëjmë padyshim pas sfidës së nesërme, megjithatë mund të them se kemi bërë një kampionat të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos i vendosim limite vetes.

Kontigjenti – Grupi është i plotë dhe do të jenë të gjithë të gatshëm për sfidën e nesërme. Edhe Hoxhallari që kishte një shqetësim të vogël e ka kaluar dhe është gati për të luajtur.

Bilanci me Kukësin – Nuk ndikon aspak në aspektin psikologjik bilanci me Kukësin. Ka skuadra që na ka ecur, si ndaj Vllaznisë, por ka edhe si Kukësi që nuk kemi pasur bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit.

Powered by Live Score & Live Score App