Kapiteni Erjon Hoxhallari ishte lojtari që doli në krah të trajnerit Shehi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-FK Kukesi që do të luhet ditën e nesërme në 16:45 në stadiumin “Air Albania”. Mbrojtësi bardheblu u pyet për ndeshjen e rradhës dhe gjendjen fizike. Mëposhtë deklarata e plotë e lojtarit:
Sfida ndaj Kukësit – Është një ndeshje si gjithë të tjerat, është një ndeshje e veçantë pasi është skuadër rivale. Jemi të qetë nesër pasi kemi dy rezultate në favorin tonë, ndërsa Kukësi është i detyruar vetëm të fitojë.
Përgatitja – Ne e kemi përgatitur ndeshjen si çdo ndeshje tjetër, nuk kemi marrë pikë në ndeshjen e kaluar dhe kjo e bën akoma edhe më të rëndësishme. Kjo është ndeshja e dytë e kampionatit ndaj Kukësit, shpresoj të jetë kjo sfida e kthesës, por është thjesht një ndeshje radhe që vlen 3 pikë dhe nuk duhet ta mendojmë sikur është një sfidë që vendos kampionatit.
Edi Basha – Nuk shikoj individët, por zhvilloj ndeshjen time dhe çdo lojtar është i nivelit të lartë pasi luan në ekipe të tilla.
Xhixha dhe Seferi – Dy sulmuesit janë cilësorë, por ndoshta nëse dalin me gola të barabartë do të ishte akoma edhe më e bukur.