Press Conference 23/01/2022 FK Dinamo-KF Tirana
Trajneri Orges Shehi foli sot perpara kamerave ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes FK Dinamo-KF Tirana, qe do te luhet neser, 24/01/2022 ne stadiumin “Air Albania” ne oren 19:45. Tekniku Shehi u pyet per situaten ne kamp, ndeshja e rradhes, kampionati dhe perballjet. Meposhte, deklarata e plote e trajnerit:
Perballja e rradhes me Dinamon? Kemi përballë një kundërshtar me lojtarë cilësorë. Ata janë përforcuar, kanë cilësi dhe eksperiencë. Është një ndeshje që kërkon përqendrim maksimal. Dinamo është formuar për objektiva madhorë, është përforcuar me lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, çka e bën skuadër më të fortë.
Ndeshja ndaj Vllaznisë? Vinim pas pauzës dhe skuadra nuk vinte në formën më të mirë. Pas çdo ndeshje analizohen gjërat tekniko-taktike në fushë. Kjo ndeshje na vë përpara faktit se duhet të përforcohemi dhe ndryshojmë në fushë. Ndoshta na duhet të ndryshojmë modul. Ndaj Vllaznisë nuk ishim vetvetja, nuk është se dështoi vetëm sulmi. Duhet të ndryshojmë diçka në manovër. Kemi bërë gabime që nuk duam t’i bëjmë në stërvitje dhe jo më në ndeshje. Situatat janë ato që të çojnë në ndeshje të mira.
A do te jete gati per neser De Silva? Kemi besim se kemi bërë goditje të mirë në merkato. Do të shohim nesër, Federimi mbaroi dhe nesër mund të jetë nga minuta e parë.
Situata me kartonat? Ka dy anë. Nuk duhet të jemi të kujdesshëm në grintë, mos frenohemi në dyluftim se kemi kartona. Të mendojmë për ndeshjen e nesërme jo për të ardhmen.
Kampionati? Kampionati na rezervon përballje dhe rezultate të çuditshme. Është një kampionat ku mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të lësh pikë me çdo ekip. Vllaznia është e kaluara.”
Gjendja e grupit? Duam ta përmirësojmë performancën, por rezultatet nuk kanë qenë negative. Kemi marrë shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit. Fitore me kampionët në fuqi dhe Partizanin, teksa morëm pikë me Vllazninë. Kemi kontigjentin e plotë dhe zgjedhjet janë më të përshtatshme për ne si staf.