Press Conference 11/03/2022 FK Vllaznia-KF Tirana

Ne prag te ndeshjes FK Vllaznia – KF Tirana qe do te luhet diten e neserme ne stadiumin “Loro Borici” Shkoder, ne oren 16:45 perpara kamerave foli trajneri Orges Shehi. Tekniku u pyet per gjendjen e skuadres ne prag te kesaj klasikeje, kundershtari i neserm dhe statistikat e momentit. Meposhte deklarata e plote e trajnerit:

Pas derbit vjen nje tjeter ndeshje me shume tradite, si eshte gjendja e skuadres? – Eshte e vertete qe pas derbit të kryeqytetit kemi derbin e Shqipërisë. Janë dy skuadra që edhe për shkak të traditës, por edhe cilësisë që kanë do të jetë një ndeshje kualitative. Situata është e mirë, nesër kemi dhe mungesa për shkak të kartonëve, por po e trajtojmë si një ndeshje me vlerësim maksimal që do mendje të ftohtë, sepse kur ke mendjen e ftohtë, sigurisht dhe mendimet i merr të duhura.

Sa do te ndikojne mungesat qe keni? – Shpresojmë që të mos ndikojnë mungesat sepse edhe në ndeshjet e tjera kemi luajtur me mungesa dhe skuadra e ka shprehur që nuk është e varur nga individët. Janë mungesa me peshë sepse janë lojtarë të formacionit të parë, të rëndësishëm, por shpresojmë që mungesa e tyre të mos ndihet.

Mendoni se Vllaznia do t’ju vere ne veshtiresi si ne ndeshjet e para ne Air Albania? – Ka qenë ndeshja e parë e këtij fillim viti pas një periudhe pas ndeshja ndeshjes nuk i ngjan dhe ka tablo të kundërta.

Cfare pune ju del ju si trajner per te mbajtur ritmin? – Ne jemi pas një periudhe të mirë dhe sigurisht në fazën e fundit të kampionatit përqendrimi duhet të jetë maksimal sepse tani merr frytet e këtij sezoni. Kemi filluar një sezon që me 5 korrik dhe pothuajse janë 8 muaj dhe kjo është faza më delikate sepse je pranë objektivave dhe skuadrat e tjera kanë objektivat e veta dhe ndeshjet marrin një këndvështrim tjetër sepse të gjithë luajnë për objektivat. Ne na del një punë për të pasur vazhdimësi dhe me një përqendrim maksimal sepse është periudha më efikase dhe me e vështirë e sezonit.

Jeni dakord ne rendesine qe mban faktori fizik dhe psikologjik? – Futbolli nuk është vetëm fizik dhe taktik, por është shumë e rëndësishme psikologjia e lojtarëve, besimi që ata kanë te vetja e tyre dhe shokët e skuadrës. Nuk kemi pasur probleme fizike, çdo gjë që duhet të bëjmë është te ana psikologjike sepse javët kalojnë dhe objektivat janë shumë pranë.

Qe nga 2014 jeni trajneri me jetegjate…? – Që të jesh një periudhë kaq të gjatë te Tirana, është privilegj. Është privilegj të jesh trajner i Tiranës dhe unë vij në punë me mendimin që do të jem gjithë jetën trajner i Tiranës dhe dal nga dera e klubit sikur është dita e fundit. Që të gjithë ne që jemi pjesë e klubit të Tiranës duhet ta përjetojmë me seriozitet dhe dëshirë sepse është kënaqësi të jesh pjesë e saj pastaj për të ardhmen nuk flitet. Njeriu jeton nga ana psikologjike nga depresioni nga e kaluara dhe vuajmë nga ankthi për të ardhmen. Ne fokusohemi te e tashmja dhe jemi në moment të mirë dhe e tashmja është dita e nesërme.