Press Conference 04/03/2022 KF Tirana-FK Partizani

Stadiumi “Air Albania” pret neser sfiden KF Tirana-FK Partizani qe do te luhet ne oren 19:45. Ne prag te kesaj ndeshje perpara kamerave foli trajneri Orges Shehi. Tekniku u pyet per gjendjen e skuadres ne prag derbi, klasifikimi i deritanishem dhe kundershtari i neserm. Meposhte deklarata e plote e trajnerit:

Kalendar i ngjeshur, sa ju ndikon kjo gje?

Vetëm para dy ditësh luajtëm me Teutën dhe koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur një ndeshjen, por mendoj që nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Besoj se këto pak ditë që kemi do mundohemi që të përqendrohemi dhe të shpjegojmë atë që do bëjmë në fushë. Kalendari i tillë është.

Si i shihni afrimet e Partizanit?

Mendoj që pavarësisht se çfarë lojtarësh Partizani afron, gjithmonë është një skuadër me lojtar cilësorë. Mendoj që është e njëjta, por cilësia nuk ndryshon si e fazës së parë dhe e fazës së dytë. Derbi është derbi dhe pozicionet nuk kanë rëndësi. Unë mendoj që është një ndeshje që mund të vendoset nga episodet edhe si të tillë duhet ta vlerësojmë dhe interpretojmë.

Jeni ne krye te klasifikimit, Si duket tabela deri ne kete pike?

Renditja nuk ka rëndësi, çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Na presin dhe shumë javë dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe objektivat janë shumë të qarta.

Gjendja e Ismailgecit?

Ai vazhdon fazën e rehabilitimit pasi ndenji një periudhë jashtë. Është pjesë ë skuadrës dhe do të shohim nesër pastaj se çfarë lojtarësh do të hedhim në fushë. E rëndësishme është që është pranë skuadrës dhe stërvitet dhe forma e tij sa vjen e përmirësohet.

Asnjë skuadër prej 15 vitesh nuk e ka fituar tre herë rresht një derbi në një fazë. Do ta barazoni?

Unë mendoj që kemi bërë mirë, dy derbi i kemi fituar jo vetëm me Partizanin, por dhe me Dinamon. Kemi marrë atë që kemi dashur, e rëndësishme është që të kemi vazhdimësi pastaj statistikat janë bërë për tu thyer.

Dyshja e sulmit Xhixha-Seferi?

Unë mendoj që kemi skuadër të kompletuar, individët janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Jemi të kënaqur me atë që ata japin. Janë afër portës dhe shënojnë, pro dhe pjesa tjetër po shfaqet shumë mirë. Ne jemi të ndërgjegjshëm kur ndërtuam skuadrën me kujdes, në bazë të elementëve dhe jemi të kënaqur me atë që lojtarët japin në fushë.

Si e shihni fitoren e Partizanit 5-0?

Rrezikshmëria në derbi është edhe kur kundërshtari vjen nga një performancë jo e mirë. Nga ne kërkohet vlerësimi maksimal, jemi në një kampionat që po shohim rezultate të çuditshme. Mendoj që rezultati i një jave më parë si për ne dhe për kundërshtarin, nuk vlen. Vlen vetëm performanca e nesërme.

Powered by Live Score & Live Score App