Presidenti Halili: Ne kurrë s’do të flasim për arbitrat. Janë pjesë e lojës.
Presidenti Refik Halili foli para gazetarëve pas përfundimit të takimit KF Tirana-FK Partizani . I gjithë grupi i lojtarëve përfaqësoji denjësisht fanellën bardheblu, për të marshuar drejt objektivit, që është gjithmonë titulli kampion. Ne kurrë nuk do diskutojmë reth vendimeve të arbitrave . Janë pjesë e lojës dhe çdo episod është pjesë e saj. Në qoftë se ka qenë penallti dhe nuk është dhënë, ky ishte fati, duhet të shohim përpara.
Ne kemi akoma punë për të bërë për të konsoliduar grupin . Stafi po punon dhe kërkon kohën e vet për të vënë në zbatim skemat që mendojnë të bëjnë. Shpresoj të ecim përpara.