Pres Conference 14/01/2022 KF Tirana-KF Vllaznia

Ennur Totre ishte lojtari që doli në krah të trajnerit Orges Shehi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia që do të luhet ditën e nesërme në 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Totre u pyet për ndeshjen e rradhës dhe objektivat e sezonit. Mëposhtë deklarata e plotë e lojtarit:

Me rëndësi është që ne aty ku mbaruam gjysmën, të vazhdojmë me fitore. Luajmë me një kundërshtar si Vllaznia i cili në vitet e fundit luan futboll shumë të bukur, por mendoj se Tirana ka potencial dhe e kemi dëshmuar gjatë këtyre ndeshjeve. Mendoj se do fitojmë”, tha ai sot para gazetarëve.
Me rëndësi ka që ekipi të vazhdojë kështu. Si Totre kam qenë gjithmonë kështu, ndoshta performanca këtu është pak më e mirë, por kjo varet edhe nga ekipi e nga stafi. Rëndësi ka që ne të marrim ndeshjet një nga një, të marrim pikët. Ne kemi fituar një ndeshje me Partizanin, i dimë vlerat e derbit, por rëndësi ka që edhe me ekipet e vogla të marrim pikët dhe të marrim maksimumin.
Futbollisti është përmendur shpesh se mund të ndryshojë destinacion në merkaton e janarit, por ai bën të qartë se mendon që të vazhdojë te Tirana, duke lënë gjithsesi gjithçka të hapur për verën, sidomos nëse e mbyll sezonin me trofeun e titullit.
Nëse dalim kampion, secili lojtar ka mendimin të luajë në kampionat më të fortë. Nëse e mbarojmë si kampion, pse jo.