Përgjoni: Të jesh kapiten i Tiranës, përgjegjësi dhe nje privilegj shumë i madh

Të jesh kapiten i Tiranës është një përgjegjësi e madhe dhe nje privilegj shumë i madh si ekipi më i titulluar në Shqipëri. Duke u kthyer tek ndeshja miqësore ndaj Ballkanit, një ekip i cili meriton vlerësime maksimale për sukseset e arritura vitet e fundit në Europë, realizova një gol të bukur I cili më pëlqeu, gjithashtu referuar ndërtimit të ekipit do shfaqem disi më pranë sulmit këtë edicion të ri me shpresën që të ndihmoj sa më shumë skuadrën. Grupi po vjen drejt konsolidimit ndonëse afrimet janë të shumta dhe mendoj që në ndeshjet Europiane do të jemi gati.