Partizani – Tirana 0-0

Tirana nuk ka marre me shume se nje barazim ne ndeshjen e luajtur ne “Elbasan Arena” perballe Partizanit. Bardheblute kane zhvilluar nje pjese te pare shume te mire dhe nje pjese te dyte jo aq te mire sa e para.

Merveille dhe Ede kane patur mundesi mjaft te mira shenimi por nuk kane mundur te finalizojne nderkohe qe Ilion Lika ne tre momente ka qene shpetimtar i portes me pritjet e tij. Skuadra e Tiranes ka kerkuar te marre tre piket ne kete takim dhe nese sulmuesi nigerian Ede do te ishte treguar me i qete dhe i sakte para portes, ne fundin e ndeshjes mund te kishte zgjidhur fatin e takimit.

Pas javes se katert, bardheblute e shohin veten ne vendin e gjashte me 4 pike. Ndeshja e rradhes do te luhet ne “Selman Stermasi” dhe Tirana do te prese skuadren e Flamurtarit.

Tifozet bardheblu kane qene te shumte ne transferten e Elbasanit dhe kane dhuruar nje dekor fantastik dhe atmosfere elektrizuese pergjate ndeshjes. Koreografia e hapur ne fillim te takimit ishte padiskutim kopertina e takimit Partizani – Tirana.