Nisin përgatitjet për përballjen me Kastriotin.

Fillimi i javës ishte e ndarë për futbollistët që u aktivizuan ndaj Bylisit, të cilët kryen rikuperimin, ndërsa pjesa tjetër kreu stërvitje nën urdhrat e stafit teknik.

Mes-java e gjen skuadrën të plotë në stërvitje për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kalendarin e kampionatit. Sfida do të luhet ditën e Shtunë në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pjesë e grupit do të jetë edhe afrimi i parë i merkatos së janarit, Taulan Seferi.