Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.

Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede⚪️#welcomeNevilDede🔵

Powered by Live Score & Live Score App