Ndeshja fundit e kampionatit

Te merkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- FK Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të.
Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë. Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.