Muçi: “Jam i lumtur këtu. Të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë.”
Ne nje prononcim per mediat ne prag te ndeshjes Tirana-Apollonia, lojtari Ernest Muci iu pergjigj pyetjeve të gazetarëve. Ne deklaraten e tij ai u shpreh:
Muçi sot nje lajm merkatoje ishte ne faqet e para te gazetave. Cfare mund te thuash per kete?
Nuk i ndjek shume gazetat apo lajmet e merkatos. Per momentin jam i fokusuar tek ndeshja qe kemi. Do mundohemi te marrim sa me shume pike dhe te luajme sa me mire. Jemi nje grup qe po bashkohet. Per merkaton nuk dua te flas, jam i lumtur ketu dhe dua te bej praqitje sa me te mire ketu.
Keni luajtur ne disa pozicione.
Ku e ndjen veten me mire?
Nuk ka rendesi. Natyrisht pozicioni i numrit 10 eshte ai qe me pershtatet me shume dhe ndihem me mire, por per mua e rendesishme eshte te jem ne fushe dhe te jem pjese e sulmit. Pozicioni ku na vendos trajneri eshte shume i mire.
Pasi degjuat profesorin, si ndiheni nga fjalet e tij?
Profesori tha fjale shume te mira, besoj se dhe une jam rritur si futbollist nga keto ndeshje ku kam luajtur qe nga minuta e pare. Eshte e drejte qe minutat e rrisin futbollistin. Duhet marre maskimumi nga ky sezon dhe jam i lumtur qe jem ne nje ekip kaq te madh. Eshte nje ekperience e mire qe do me rrise sa me shume.
Ne fillim te sezonit keni thene se do te shenoni 15 gola. I qendroni ketij objektivi?
Patjeter qe i qendroj ketij objektivi. Besoj se do tja arrij. Kampionati eshte shume i gjate, shpresoj te bejme mire si ekip jo vetem une si individ.
Cfare kampionati do te preferonit te shkonit? Preferenca juaj?
As une as menaxheri dhe as klubi nuk kemi bere zgjedhe ekipi, nuk e dim nese do te largohem apo jo. Nuk kam asnje preference, dua te bej sa me mire ketu e me pas te shohim.
A ka dicka ndryshe profesor Nevili?
Profesori ka nje grind shume te mire, na flet sic duhet dhe na mban te gjitheve njesoj. Eshte nje trajner qe do te beje mire. Nese do te vazhdojme keshtu dhe jam i bindur se do te kemi nje ekip ne krye te tabeles.