Muça: “Titulli më plotëson, Ali Mema e Skënder Halili frymëzim”
Në prag të sfidës së rradhës në kampionat përballë Vllaznisë, mbrojtësi Gentjan Muça në një intervistë dyshe përballë Gilman Likës ka folur për situatën prag sfide, plotësimi që i bën titulli kampion dhe figurat bardheblu që e motivojnë për të dhënë më të mirën për fanellën.
Cila është përgjegjësia që keni në prag të kësaj ndeshje?
Sigurisht që përgjegjësia është shumë e madhe, jo vetëm këtë ndeshje por në çdo ndeshje. Nuk është thjesht shiriti por fanella që mbajmë veshur, ka një peshë të madhe, gjithashtu edhe përgjegjësia kundrejt tifozerisë shumë të gjerë.
Kush është idhulli që ju ka frymëzuar ndër vite për të dhënë maksimumin me ngjyra që përfaqësoni?
Ka shumë emra. Ata që mund të veçoj janë Ali Mema dhe Skënder Halili.
Si e kujto i ditën kur Vllaznia – Tirana luanin në “Loro Boriçi”…
E kam ndjekur nga TV. Ishte ndeshje jo e rehatshme për të dyja skuadrat. Fatkeqësisht na qëlloi ne ajo dita e zezë për të rënë nga kategoria.
Si ka qënë periudha që keni luajtur sëbashku tek Tirana?
Gilmani është një djalë dhe futbollist shumë i mirë. Kemi luajtur jo pak vite me njëri tjetrin dhe i kujtoj shumë mirë kohët bashkë, edhe pse nuk arritëm ta finalizonim për të fituar titullin kampion.
Bardheblu apo kuqeblu?
Bardheblu, sigurisht!
E fiton Tirana titullin kampion këtë sezon?
Me shpresën në Zot, Po.
Arrin Vllaznia të kapë Europën?
E uroj me gjithë dëshirë.
A ju mungon titulli kampion me fanellën e skuadrës e zemrës?
Do më plotësonte…
Çfarë është për ju, Tirana – Vllaznia?
Më shumë se “klasikja e futbollit”, nuk ke çfarë të shtosh…
Çfarë urimi keni për njëri-tjetrin?
I dëshiroj gjithë të mirat Gilmanit dhe familjes së tij.