Luftetari – Tirana 2-1

Tirana provon humbjen e pare sezonale ne stadiumin e Peqinit. Luftetari ka mundur bardheblute me rezultatin 2-1 duke i shkaktuar nje rezultat trondites.

Ndeshja ka nisur mire per Tiranen qe ka provuar te gjej golin por ne mundesite e krijuara bardheblute nuk jane treguar te sakte. Terreni i renduar i stadiumit te Peqinit e ka penguar skuadren te gjej lojen e saj dhe ne nje moment kundersulmi, ka qene sulmuesi i Luftetarit Reginaldo, ai qe ka zhbllokuar rezultatin per te surprizuar portierin Lika. Kater minuta me vone Afrim Taku ka rikthyer barazpeshen per ta mbyllur pjesen e pare ne barazim.

Ne te dyten serish Luftetari ka surprizuar bardheblute me nje tjeter gol te shenuar nga Dejvi Bregu. Disavantazhi ka shtangur Tiranen qe edhe pse ka provuar me forca te shumta nuk ka mundur te gjej golin e barazimit deri ne fund te takimit.