Lojtarët bardheblu pjesë e Kombëtares U-19

Andri Stafa, Omar Musai, Argel Avdiu dhe Aldi Gjumsi janë futbollistët bardheblu që do të grumbullohen ditën e Martë nga data 14 Korrik deri ne 17 Korrik me ekipin kombëtar U19. Kuqezinjtë drejtohen nga trajneri Nevil Dede i cili ka pikasur lojtarët e Akademisë Tirana dhe ka shprehur interes për ti pasur nën urdhrat e tij për katër ditë me rradhë në minikampin stërvitor që do të jetë në Durrës.