Laçi- “po mendojmë për ceremoninë dhe titullin. Halili mik i madh i imi
Laçi- “po mendojmë për ceremoninë dhe titullin. Halili mik i madh i imi.”
Drejtori Sportiv i KF Tirana, në një intervistë për mediat u shpreh se ditëlindja e klubit meriton të festohet. Ai u pyet edhe për markaton e Tiranës të cilën në pjesën më të madhe e ka dirigjuar ai vetë. Më poshtë intervista e plotë:
Frytet e një pune prej 3 sezonesh? Nisëm një cikël për të bërë gjërat ndryshe në një cikël të ri pas rënies nga Kategoria. Ajo gjë as nuk fshihet as nuk fshehet. Për të folur për atë që nisëm, bëmë gjëra të mira vjet. Bëmë gjëra të mira por nuk ecëm, ishim në finale të Kupës. 70 përqind e ekipit janë nga vjet, jemi agresiv dhe duam të japim një mesazh. Ne nuk presim asnjë dhuratë siç është aluduar dhe përdorur për të mos na e bërë më të bukur këtë sezon që po bëjmë në 100 vjetor. Ja ku jemi, në finale të Kupës dhe drejt trofeut në kampionat.
Euforia sot? Ky ka qenë viti që kemi lundruar në ujëra të qeta. Kemi nisur vonë për të përmendur fjalën titull. Modestia ka një masë ku përdoret dhe nuk kemi pse e fshehim tanimë që jemi pranë. Çdo ndeshje duhet marrë me seriozitet. Po mendojmë për ceremoninë dhe titullin pasi nuk mund ta fsheh
Një jetë te Tirana?
Në planin personal është një ëndërr. Një keqardhje që pandemia na hoqi tifozët për t’u përmbushr në total sezoni. Kjo që po bëjmë është diçka fantastike, derbi të fituar dhe përmbysje. Në planin personal më ishte kthyer në makth derbi, u thye atë ditë dhe më pas vijuam ndeshjet e mira. Më vjen keq që ky sezon po mbyllet, por po e bëjmë me trofe.
Akademia?
Kemi bërë një miksim futbollistësh nga Akademia. U rritën duke qenë pjesë e skuadrës, kemi lojtarë nga Afrika, lojtarë të huaj apo me eksperiencë që kanë fituar kudo. Kemi bërë një gërshetim lojtarësh. Fusha tregon nëse është koktejli I duhur për t’u servirur apo jo.
Pse nuk lobon Tirana për të rikthyer tifozët në stadium?
E kemi bërë diçka të tillë, në rrugë mediatike dhe zyrtare. Kemi marrë një përgjigje refuzuese për ceremoninë dhe 100 vjetorin. Jemi në mëdyshje nëse do bëjmë atë ditë diçka për 100 vjetor apo do ta shtyjmë. Nuk mund të ketë ditëlindje pa festë. Nuk është në dorën tonë. Kemi përdorur argumentin e koncerteve dhe jetës së natës. Përfitoj nga rasti që të apeloj se në 29 korrik ne meritojmë të mos festojmë vetëm.
Klima që ka rrethuar drejtuesit e rinj? Vazhdoj të ndiej mos pëlqime, paragjykime dhe mos mbështetje. Komuniteti I sportit është agresiv. Nuk më step kjo gjë, besoj te vetja dhe përgjigjia më e mirë është medalja që unë do I var vajzës sime të vogël në datën 29 korrik.
Tifozeria? Të papërsëritshëm.
Halili? Nuk dorëzohet kurrë për të ardhur te kjo ditë. Mik I madh i imi.
Egbo? Fitues, njeri I drejtë dhe menaxher fantastik.
Klubi I Tiranës? Dashuria më e madhe e jetës
Partizani? Motivi më I madh që Tirana ka për të përmirësuar veten.
Ngoo? Dua të qëndrojë, në Europë dua të jemi bashkë, edhe më tej. Kam lobuar që ai të qëndrojë, do e bëj sërish sepse është vlerë e madhe.
Muçi? Largohet sepse kemi një ofertë konkrete nga Belgjika
Hoxhallari? Pjesë e skuadrës.
Alban Hoxha? Tirana ka Ilion Likën, të tjerat fjalë merkatoje
Bruno Dita? Është pengu më I madh I imi në dy vite, kam qenë shumë pranë. Nuk vjen sepse në dijeninë time ka firmosur diku. Nuk do jetë me Tiranën.
Jashanica? Pse jo, futbollist I mirë. Besoj do ishte vlerë
Mici? Kemi Hoxhallarin dhe Ismajlgecin
Egbo? Është çështje që na ka shpenzuar kohë, presidenti e ka konfirmuar. Do votoja të qëndronte.
Arbi Laçi? Ndoshta do jem pjesë e Tiranës edhe sezonin tjetër.