KF Tirana falenderon te gjithe tifozet per punimet e shumta qe kane sjelle per logon e 100-vjetorit te klubit.

Ne kuader te pergatitjeve per kete vit jubile, KF Tirana ka ngritur nje grup pune me figura te njohura, kontribues nder vite per historine e klubit dhe qytetit.

Ish drejtues, gazetar, fotograf, autore librash, njohes te historise se klubit si dhe personalitete te qytetit te Tiranes, jane pjese e ketij grupi pune qe ka pergatitur nje kalendar festiv per 100-vjetorin e KF Tiranes.

Mes tre punimeve me te mira, eshte perzgjedhur logo e punuar nga Florian Sallo. Kjo do te jete logo zyrtare qe do te perdoret ne te gjithe ditet festive te ketij viti jubile.

SHPËRNDAJE