KF Tirana nderpret bashkepunimin me trajnerin Ilir Daja

KF Tirana ka vendosur sot te nderprese me konsensus bashkepunimin me trajnerin Ilir Daja. Mungesa e rezultateve eshte bere shkak per te mbyllur bashkepunimin. Ilir Daja nuk do te drejtoj me skuadren e pare por do te jete pjese e strukturave te klubit, pozicion per te cilin do te vendoset ne ditet ne vazhdim. Daja eshte ndare dhe pershendetur me skuadren dhe stafin teknik duke i uruar ekipit suksese. KF Tirana e falenderon trajnerin per kontributin e tij nje vjecar si dhe vlereson punen e bere.