
Keneth Muguna zyrtarisht bardheblu
Keneth Muguna eshte zyrtarisht pjese e Tiranes. Mesfushori nga Kenia ka mberritur dje ne Antalya per tu bashkuar me skuadren gjate pergatitjeve dimerore ne Turqi. Muguna ka firmosur sot nje kontrate per kater vite e gjysem dhe eshte nje investim i rendesishem i klubit per sezonin aktual dhe te ardhmen.
Mesfushori nga Kenia eshte 22 vjec, pjese e rendesishme e Kombetares dhe vjen nga skuadra e Gor Mahias. KF Tirana e ka ndjekur lojtarin prej disa muajsh dhe ka arritur marreveshjen per te blere kartonin e tij nga skuadra kampione e Kenias.