Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites. Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysëm si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale.