Ismajlgeci: “Objektivi ynë është vetëm ndeshja e radhës. Për sa kohë jam këtu do bëj më të mirën.”

Lojtari Marsel Ismajlgeci u prononcua ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Kastrioti-Tirana. Mbrojtësi anësor u pyet për situatën e shokëve të skuadrës dhe objektivaat e tyre këtë sezon. Mëposhtë deklarata e plotë e tij:

Përballë do të keni ekipin e Kastriotit, si është atmosfera në ekip meqënëse ju jeni në brendësi?

Atmosfera është e mirë, grupi është I bashkuar, dy fitoret e fundit na kanë bërë mirë. Besoj do të fitojmë edhe këtë ndeshje.

Tashmë me largimin e Mucit a e ndjeni detyrim të impenjoheni më tepër?

Shpresoj që edhe unë të largohem ashtu si Muci, por për sa kohë jam këtu tek Tirana do të bëjë më të mirën dhe të fokusohem vetëm këtu.

Sa ka ndryshuar Tirana me trajnerin Shehi?

Fillimisht në dy ndeshje nuk na ka ecur fati pavarësisht punës së mirë të trajnerit, tashmë jemi duke fituar dhe kemi bërë mirë këto ndeshje. Besoj do të vazhdojmë kështu.

A ju flet profesor Shehi per titullin kampion?

Ne fokusohemi vetëm tek ndeshja e radhës, ai është objektivi ynë.

Europën e shikoni larg? Një fitore më tepër do t’ju fuste sërish në garë.

Ne shohim ti marim ndeshjet një nga një dhe pse jo të arrijmë sa më lart.