Hoxhallari: “Ruajtja e titullit, detyrë më e vështirë.”

Hoxhallari, si është të kthehesh pas kaq kohësh  dhe të luash sërish futboll?

Besoj se do të jëtë disi e vështirë në fillim, porndeshjet e Europës dhe miqësoret na kanë ndihmuar shumë dhe aktiviteti nuk ka munguar.

A do të jetë I përballueshëm ky sezon I ngjeshur për futbollistët?

Ne si lojtarë jemi të kënaqur që do të fillojë futbolli. Vështirësi ka sepse do të jetë një calendar I ngjeshur dhe sic e përmendi trajneri e nisim me 3 dëmtime. Shpresojmë që nga intensiteti I sezonit të mos kemi dëmtime të tjera.

Si e shikon Hoxhallari Tiranën e këtij sezoni?

Këtë vit sfida është më e madhe pasi detyra e ruajtjes së titullit është edhe më e vështirë. Koha do ta tregojë si është Tirana këtë vit. Besoj se edhe lojtarët e rinj duan kohën e tyre të konsolidohen me ekipin dhe të tregojnë veten.