Hoti: “Jemi të përgatitur maksimalisht. Në skuadër jam përshtatur shumë shpejt’”

Engjell Hoti ishte lojtari I cili doli përballë gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-KF Egnatia që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Hoti u pyet për përshtatjen e tij në skuadër, sfidën e rradhës dhe objektivat. Mëposhtë deklarata e plotë e lojtarit. 

Si duket kampionati Shqiptar, ndryshe nga ai Gjerman?

Më pëlqen kampionati Shqiptar, kemi bërë vetëm një ndeshje të cilën e mbyllëm me sukses, e nisëm mbarë, më duhet edhe pak kohë për të parë më shumë skuadra dhe për të parë tifozerinë të cilët na mbështesin shumë. 

Si e prisni ndeshjen me Egnatian, e keni studiuar?

Po, jemi përgatitur maksimalisht, është një ndeshje e vështirë si cdo lojë në kampionat, ne nuk duhet të marrim asnjë lojë lehtë. Te japim maksimumin për të marrë maksimumin.

Jeni përshtatur në skuadër apo do të duhet akoma kohë?

Skuadra është super, kam edhe shokë të cilët janë shqiptarë të Kosovës edhe disa të tjerë të cilët flasin edhe gjuhën gjermane gjë që më ndihmon. Jam përshtatur shumë shpejt dhe djemtë e ekipit janë shumë të mirë. Jemi lidhur shumë gjatë qëndrimit në fazë përgatitore në Pogradec. 

Cfarë ju doli ndryshe nga gjërat që keni dëgjuar për kampionatin Shqiptar?

Kampionati Shqiptar është fizikisht shumë I vështirë, luhet futboll I shpejtë. Futbolli është 11 përballë 11 kudo kështuqë kjo ka rëndësi dhe këtu duhet të fokusohemi.