Halili: “Të lumtur që tashmë e kemi Seferin zyrtarisht tonin. Falenderojmë klubin Young Boys për të gjithë bashkëpunimin e mirë.”

Lojtari Taulan Seferi i huazuar nga klubi i madh zviceran Young Boys u zyrtarizua sot në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Pas një shtrëngimi duarsh me presidentin e klubit Refik Halili, ky i fundit i dhuroi lojtarit fanellën e klubit duke e bërë Seferin zyrtarisht pjesë të familjes bardheblu. Më poshtë deklarata e plotë e presidentit:

Merkatoja është e hapur, nev nxitojmë për të bërë më të mirën sa më shpejt, sepse kohë nuk ka. Merkatoja është për të mirën e klubit tonë. Ne nuk jemi dakord të rijmë në këtë gjendje ku jemi tani. Nuk jemi mirë për sa i përket renditjes. Nxitojmë të bëjmë një merkato të shpejtë. Në ditët në vazhdim do iu prezantojmë edhe blerjet e tjera. Duhet fat dhe punë për të marrë lojtarë të mirë. Kjo bëhet për klubin tonë, për të kënaqur tifozët tanë, për këtë situatë të keqe që po kalon globin. Ne flasim për veten tonë. Do bëjmë më të mirën për të lehtësuar këto dhimbjet dhe sikletet që po kalojmë. Është fat dhe privilegj që fal drejtorit sportiv Osmani, arritëm të merrnim Seferin. Ai arriti të kontaktojë me Taulantin. Kemi marrë një futbollist me moshë të re, fati jonë është që vjen te ne. Do ta respektojmë si të gjithë të tjerët. E vlerësojmë shumë. Kemi besim që do kalojmë mirë dhe do të bëjmë të pamundurën, për të shkuar aty ku i takon klubit tonë. Për t’u rritur dhe për të shkuar drejt asaj që ne kemi dëshirë dhe ëndërrojmë dhe për të shkuar drejt titullit.  Ja qe më në fund Taulanti është përfundimisht futbollisti jonë.

Sa vështirësi hasët në transferimin e lojtarit?
Nuk ishte e lehtë për të arritur marrëveshjen. Është futbollist i Kombëtares, është kënaqësi, sepse ne kemi edhe futbollistët të tjerë të kombëtareve, siç është Maqedonia e Veriut. Synojmë të marrim futbollistë të tjerë të mirë. E rëndësishme është që ky është pjesë e jona sot. E falenderojmë për besnikërinë dhe fjalën që na dha. I qëndroi asaj gjëje deri në minutat e fundit. Kam falenderuar edhe familjen e tij, për korrektësinë dhe durimin që pati. Ishim të pafajshëm, por kështu janë këto gjëra, ne e kaluam atë që kishim. Shpresojmë të ecim përpara.

Kemi emra të tjerë të tillë në merkato?
Futbollistët që ne duam të marrim, janë futbollistë me të cilët ne jemi në vazhdimësi. Na kanë bërë dëm disa hapa mbrapa. Ajo që ne kaluam në një kohë rekord prej 3 ditësh me punë intensive. Futbollistët janë nga jashtë Shqipërie, nuk janë shqiptarë. Nëse do të na dalë fati për të marrë ndonjë futbollist të mirë, pse mos ta marrim shqiptar.
Na bëhet mirë. Kjo varet nga puna që ne do bëjmë. Nuk gjen kollaj në këtë periudhë futbollistë të mirë. Për mua janë të gjithë të mirë. Shpresojmë të sjellim edhe 2-3 blerje të tjerë. Kjo sakrificë e madhe financiare bëhet për të kënaqur tifozerinë dhe veten.

Cfarë keni për të thënë për deklaratën e Bylisit?
E kam parë që kur duan të shesin një futbollist që të shkojë te një klub tjetër e fillojnë me klubin tonë, pa negociuar fare. Kam dëgjuar se meqenëse e merr Tirana, ta marrim dhe ne. Të jeni të sigurtë që klubi jonë s’do gabojë kurrë, s’do negociojmë me një lojtar që është nën kontratë.
Ju premtoj! Kemi shumë dëshira, por s’bëjmë dot me një lojtar që është nën kontratë. Falenderoj Young Boys, që luajtëm në turin e katërt në Europë, për pastërtinë, sinqeritetin dhe menaxherin që kemi qenë nën kontakt. Na thanë ju presim derisa të përfundoni këtë çështje. I falenderojmë shumë sepse na kanë respektuar.