Halili: “Ne jemi Tirona dhe futemi ne fushe per tre piket. Kampionati eshte I gjate dhe asgje ska mbaruar…”
Lojtari Grent Halili iu pergjigj pyetjeve te gazetareve sot ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes Tirana-Vllaznia. Per mediat ai u shpreh si meposhte:
Duket sikur paraqitja juaj eshte me e mire kete sezon?
Nuk mund te them se eshte me mire. Du ate theksoj se vij pas nje kohe te gjate pa luajtur, kur nje lojtari I mungojne minutat sigurisht edhe performance eshte e dobet. Fatmirsisht kam marre minutat e duhura kete sezon dhe besoj se po rikthehem ne ate ritem me te cilin e nisa edhe vitin e kaluar kampionatin. Vjet pas performancave te mira vendosen qe te mos luaja me, kete vit po vazhdoj ne ritmin e duhur dhe kjo me jep besim qe te vazhdoj te jap me teper.
Si e shikon ndeshjen ndaj Vllaznise?
Jo me kot quhet klasikja e futbollit shqiptar., cdo ekip ka objektivat e veta. Vllaznia Meriton respekt per ate qe ka bere deri me sot, sic do kundershtar tjeter. Ne jemi Tirona dhe futemi ne fushe per tre piket. Du ate them qe cdo ndeshje ka specifiken e saj, por ne do te luftojme per te marre piket dhe per ta mbyllur kete vit te veshtire sa me mbare.
Pse eshte kaq e veshtire per ju te shenoni gol apo te mbani rezultatin?
Cdo njeri e krijon vete fatin e tij, ne fatin tone faktikisht nuk e kemi krijuar sic duhet deri tani. Kemi kaluar disa here ne avantazh por nuk kemi ditur ta mbajme, jemi denuar ne shumicen e lojrave. Personalisht mendoj se eshte nje ngerc, e them kete pasi jam edhe ne dhomat e zhveshjes bisedojme dhe me shoket dhe thjesht e shoh si nje ngerc momental qe me kalimin e kohes duke kuptuar me mire idete e trajnerit do te bejme akoma me mire.
Ndeshja me Partizanin sezonin e kaluar sherbeu si pike kthese, do ndodhe edhe kete rradhe e njejta gje?
Se pari ajo ndeshje do te mbahet mend gjate, sepse sic e thate dhe ju ajo ishte pika e ktheses, por ajo ndeshje nuk ka patur asnje lloj parapergatitje apo dicka specifike. Jemi futur ne loje sic kemi bere ne cdo ndeshje pas saj, me nje besim dhe ritem tjeter. Atehere kemi qene edhe 18 pike mbrapa ndersa sot jemi vetem 10 pike larg kreut. Kampionati eshte I gjate, kemi akoma faza te tjera perpara dhe asgje ska mbaruar kete dua ta theksoj. Mbase neser do te jete ajo ndeshja e kthimit te rezultateve, por kjo mbetet per tu pare.
Goli ishte nje paraqitje e mire, te ben mire fakti se duhet te te luash edhe rolin e mbrojtesit ku ke nje detyre me teper dhe me shume fushe per te mbuluar?
Jo me kot jemi profesioniste. Kur e them kete e them sepse duhet te jemi te pergatitur per cdo rol qe mund te na japi trajneri., kur ekipi ka nevoje ne duhet ta bejme. Mua me ka bere te ndihem mire ai pozicion, mund te them se ne fillim kam hasur disa veshtiresi te vogla por u pershtata shpejt me kalimin e ndeshjeve. Shpresoj te bej akoma me mire pasi mendoj se nuk kam bere mire ende. Kur vijne rezultatet del ne pah edhe loja e mire e ekipit dhe individeve.
Beson dhe shpreson qe ta mbyllesh me nje gol fitues me Vllaznine?
Goli eshte nje ndjesi e mire dhe te jep besim. Me Teuten me vjen keq qe goli im nuk arriti te merrte tre piket por shpresoj qe me Vllaznine te shenoj dhe ti jap piket kipit. Gijthsesi nuk ka rendesi kush shenon, rendesi ka te fitojme sfiden dhe ti japin tifozeve dhuraten e duhur kete fundvit.
Sa e veshtire eshte te luash kur te gjykohet cdo pasim?
Te them te drejten, pa dashur t’ju ofendoj, jam I lodhur nga pyetje te tilla ku percaktohet paragjykimi nga ana e tifozeve apo dhe te tjere. Cdo njeri gabon dhe ketu nuk ka asgje te keqe, une e kam thene edhe me pare qe veprimet e mia ne fushe gjykohen ndryshe nga c’mund te gjykohej nje shok tjeter I skuadres. Tashme jam mesuar me paragjykimin dhe ne fakt ndihem mire kur jam ne presion. Une shoh lojen time, fokusohem aty dhe nuk me ben pershtypje pjesa tjeter, per mua ka rendesi mbeshtetja qe me japin djemte e ekipit, gjithashtu edhe stafi teknik.
A ka ndone lloj hakmarrje ne ndeshjen e neserme?
Jo aspak, nuk ka asnje lloj hakmarrje. Sot Vllaznia eshte ne vend te pare ndersa ne jemi ne vend te 7 por kjo nuk na ben hakmarres. Ne do te fokusohemi te hyjme ne loje per te ruajtur ate objektiv qe ky klub ka, te fitojme cdo ndeshje dhe te shkojme aty ku ky klub e meriton, pervec kesaj nuk kam asgje tjeter per te shtuar.