Halili: “Gjërat do t’i marrim një e nga një. Kemi punë shumë, shoh klubin tim dhe asgjë tjetër…”

Në një konferencë për shtyp të organizuar ditë e sotme presidenti Refik Halili I ulur krah trajnerit të ri Orgest Shehi u shpreh për situatë aktuale, kontratën dhe bashkëpunimin e ri si dhe për gjëndjen e skuadrës. Më poshtë deklarata e plotë:

Një klub kaq I madh sa Tirana nuk mund të rri pa trajner. Gjatë gjithë kësaj periudhe për fat të keq nuk kemi ecur mirë. Mendoj se kam zgjedhur të duhurin, pas shumë bisedave të bëra. E njoh, është një lojtar kampion, dhe nje njeri me pak fjalë. Shpresoj që ashtu sic ka bërë mirë gjatë gjithë karrierës së tij, të bëjë mirë edhe te ne si trajner dhe do ti vijë në ndihmë skuadrës.

Marrëveshja me trajnerin e ri është afatgjatë? Sot në klubin tonë kemi një situatë ku pikët janë të pakta dhe nuk jemi mirë në renditje.. Ky është problemi më i madh. Për të tjerat jam I qetë dhe optimist prej skuadrës që kemi. Bëj pak fajtor edhe fatin pasi na ka munguar sepse kemi patur edhe mungesa. Sa i takon kontratës, është e pafundme nëse ka rezultate të mira. Nëse gjërat shkojnë mbarë ai qëndron. Nëse jo, vjen trajner tjetër. Nuk mund të ndryshojmë trajner se humb një, dy apo pesë. Shpresoj ta vazhdojmë një rrugë të gjatë me Shehin.

Cili është objektivi që do ti caktonit Shehit? Ju e dini më mirë se unë, flas për ekipin tim. Kam besim absolut tek skuadra, kemi lojtarë shumë të mirë, 7 lojtarë kombëtaresh. Gjërat do t’i marrim një e nga një. Kemi punë shumë, me licensimin dhe infrastrukturën. Shoh klubin tim dhe asgjë tjetër. Nuk kemi shumë fjalë të bukura për të thënë. Do flasim në fushë dhe do ecim përpara. Kjo besoj se është e treta e vërteta, siç ndodhi vjet.

Ndërhyrjet në pavarësinë e trajnerëve? Si do të ndodhë me z. Shehi? Kam dëgjuar disa trajnerë që kanë folur. E dini vetë se çfarë kanë thënë. Nëse kanë thënë që ndërhyn, merreni të mirëqenë. Nuk jam i çmendur, jam shumë i kujdesshëm në këtë vendim. Nuk bëj dot marrëzira. Jemi njerëz dhe nuk është gjë e keqe të bëhen sugjerime. Puna bëhet në bashkëpunim. Na erdhi keq që e prishëm marrëveshjen me ish-futbollistin tone, ish trajnerin Dede por ky ishte fati dhe mund të qëndrojë fakti që njerëzit nuk ndryshojnë.

Mendoni që keni bërë dicka jo-mirë me ish trajnerin Dede, dhe mund të ketë dicka për përmirësim? Në drejtim të klubit mendoj se kam bërë gjithçka mirë, duke nisur nga infrastruktura. Shumë shpejt shpresoj të vijë një lajm i mirë për punën që kam bërë dhe ato që kam thënë do i bëjmë. Kam bërë goxha mirë, nuk jam i penduar për largimin e një trajneri, kushdo qoftë. Kur humb, janë ata që marrin vërejtjet më të shumta. Osmani ka bere një punë të mirë në merkato, bashkë me drejtorin e akademisë të cilët kanë ndenjur edhe pa gjumë prej rezultateve jo të mira, mua e sportistë të tjerë.

Ju merni pjesën që ju intereson, por dua të them se jam i fokusuar tek akademia, por aty kërkohen trajnerë të kualifikuar. Ishin Devolli e Memelli, duhet shumë punë. Nëse shesim lojtarë të rinj, do i zëvendësojmë me ata të akademisë. Sot nuk fusim dot 7-8 lojtarë nga akademia dhe të kërkojmë titullin apo pjesëmarrje në kupat e Europës.

Mos ndoshta ka dicka përtej trajnerëve që nuk funksionon? Nëse mungojnë financat, atëherë është problem. Presidenti plotëson kushtet dhe vendos cdo gjë në dispozicion të tyre.. Në këtë drejtim jam në rregull, ju e keni parë vetë. Zhbllokuam merkaton në kohë rekord, sollëm lojtarë cilësorë. Nuk ka çfarë bën më mirë klubi. Nëse thonë që e bëj, por nuk ka vlera, nuk ka problem. Kam besim absolut, tek stafi dhe skuadra dhe janë të gjithë aty.

Lojtarët ku janë në gjithë këtë situatë? Nuk kam thënë se trajnerët nuk kanë bërë punë të mirë. Dede është rast i rrallë madje e përgëzoj. Nuk kam asnjë koment për të. Lojtarët jua përsëris, janë aty. Përgjegjësinë e diskutojmë tani që është grupi më i plotë. Torassa na ka munguar dy ndeshje, Batha ka dalë me të karton të kuq. Kanë marrë penalitete por pa bërë zhurmë, në drejtim të pagës, që u dhemb. Grupi është aty, edhe skuadra. Merkaton nuk e kemi bërë sipas qejfit por bashkarisht. Grupi i lojtarëve është.

 

Powered by Live Score & Live Score App