Gyamfi: “Kam besim tek cunat dhe e di se do tja dalim ne cdo ndeshje.”

Lojtari Isaac Gyamfi iu pergjigj sot pyetjeve të gazetarëve në konferencen për shtyp në prag të ndeshjes Kukësi-Tirana. Më poshtë deklarata e tij:

Si ka qënë eksperienca e parë tek Tirana?
Të qënit i ri tek Tirana më bënte të mendoja se do të ishte e vështirë, por më pritën shumë mirë. Kur erdha u ndjeva si në shtëpi, më pritën si një familje.

Cilat janë synimet e tua tek Tirana?
Jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe për të marrë sërish titullin.

Aspekti personal?
Tirana është trampolinë, dua të bëj mirë këtu për të ecur më tej. Ky është klub i madh dhe kjo më kënaq.

Sa e vështirë ishte për ju të përshtateshit?
Nga mesi i sezonit që kalova këtu ishte pak e vështirë për shkak të gjuhës. Kemi lojtarë të tjerë të huaj dhe më duhej të përdorja një gjuhë tjetër, por mund te them se kjo ka qene e vetmja veshtiresi.

Si e sheh kampionatin?
Mund te them se mbase nuk e filluam mire por ne skuader te gjithe lojtaret japin 100% e tyre. Po punojme fort per te arritur vendin e pare.

Cilen skuader shihni si rival te forte?
Te gjitha skuadrat jane njesoj, e rendesishme eshte qe ne te futemi ne fushe duke menduar fitoren dhe duke dhene maskimumin. Une besoj tek cunat dhe e di se do tja dalim ne cdo ndeshje.

Bashkepunimi me Celhakën?
Me pelqen Celhaka, kam nje mardhenie shum te mire me te. Ben nje pune shume te mire ne pozicionin e tij dhe i vjen ne ndihme skuadres. Bashkepunimi me te gjithe djemte e skuadres e ben gjithmone me te lehte punen.