Gentjan Muça : “Emocion shumë I madh, tani duam edhe Kupën”

Në një lidhje live në emosionin Proçesi Sportiv, kapiteni Gentjan Muca u shprej shumë I lumtur për arritjen e madhe që është titulli kampion dhe beson që skuadra do të bëjë më të mirën për të fituar edhe Kupën e Shqipërisë, finale që do të luhet në datën 2 Gusht.

Flasim pak për emocinet e Muçës këto ditët e fundit…

Akoma nuk e kemi realizuar atë që kemi arritur. Është një gjë që e kërkojmë prej shumë vitesh. Këtë sezon ishim afër dhe falë Zotit ja arritëm

Cila do ishin 3 karakteristikat kryesore të Tiranës së këtij edicioni dhe pika kyçe kush ishte?

Ndeshja kthyese e Partizanit. Derbi i famshëm 1-2 me golin e Cobbinas në minutat e fundit dhe fakti që krijuam një mentalitet për të mos u dorëzuar kurrë dhe besimi tek vetvetja.

Beson që do të ishte mirë që kjo Tiranë të mos ndryshojë në vazhdimësi?

Unë e kam thënë edhe më parë që Tirana nuk ka nevojë të bëjë shumë ndryshime. Pasi ky grup e solli nga vendi i tetë ku thuajse arritëm fundin dhe sot jemi kampionët. Baza është aty, është e shëndoshë shtuar këtu edhe elementet e rinj të akademisë. Mendoj që është momenti i duhur me personat e duhur për të nisur një cikël të ri.

Mes tyre është edhe trajneri Egbo?

Sigurisht, ai na prin ne.

Muça, kush do ta ngrejë trofeun?

Është një pyetje që na është bërë shpesh kohët e fundit. Kam pasur kënaqësinë të jem në studio dhe kam thënë që ashtu si kënga e famshme thotë që Tirona ka shumë kapitena, kshuqë kapiten të parë kemi Karabecin, i dyti unë dhe i treti Ilioni. Kontribuni ynë është shumë i gjatë këtu dhe sigurishti çunave të tjerë. Me pak fjalë kampitenë jemi të gjithë kur veshim fanellën e TIroës.

Çfarë ju ka thënë familja për këtë trofe, pasi jeni dhe një familje tiranasish…

E kemi pritur me kohë dhe familja ime ka gëzim të dyfishtë. Dëshira e madhe do ishte që ta shikonte dhe im atë i cili nuk është më dhe jam shumë i lumtur për këtë arritje.

Keni dhe finalen e Kupës ndaj Teutës…

Qëllimi ai është dhe do japim maksimumin në atë ndeshje dhe të shpresojmë të marrim dhe Kupën e Republikës.