Pas fitores së ekipit të parë ndaj Kukësit, kanë ardhur në seri fitoret e moshave të Tiranës.

U15 – Ekipi i drejtuar nga Indrit Agushi ka arritur fitore të thellë ndaj Lacit. Tre gola janë shenuar nga Ageja perkatesisht në minutat 5′, 34′ 41′ dhe 51′ Reci. U15 rënditen në vendin e dytë, tre pikë larg kryesuesit Internacional Tirana.

U17 – Fitore në transfertë e ekipit të Migen Memellit, i cili vazhdon të kryesojë i shkëputur nga kundërshtarët. Sina 33’ dhe Nela 69’ realizuan në fitoren kundër Internacional Tirana.

U19 – Djemtë e drejtuar nga Bledar Devolli kanë marrë një tjeter fitore në transferte përballë Internacional Tirana. Golat u realizuan nga Gjumsi 45’ dhe Elezi 60’. Tjetër tre pikësh i rëndësishëm që e mban skuadrën në vendin e parë me 34 pikë të grumbulluara.

SHPËRNDAJE