Fletë nga ditari i një tifozi 25/02

Të jesh Tirana, ose ashtu siç na e do zemra “Tirona” është vetëpërmirësim i përhershëm. Krenari e përparimit edhe në ditet kur duket se drita në fund të tunelit është e largët.

Tirona është një koncept i rrënjosur, i përparuar në një formulë plot të panjohura, por me të vetmen zgjidhje të ekuacionit; perfeksion! Të shtysh tej të keqen për të bërë më të mirën është një ndarje
specifike që jo gjithmonë rezulton në marrjen e asaj që jep.

A mund të ketë Tirana një qasje pozitivie pa qënë shkaterruese në psikologjinë e personave që djersisin fanellën emblematike të saj, apo qoftë edhe ata që kane dënuar lirinë e shpirtit të tyre përkundrejt dedikimit të zellshëm ndaj saj!

Tirana kështu ka thyer tabutë e të jetuarit edhe të mësuarit duke treguar se nuk ekziston ndarja ndërmjet pozitives, edhe negatives, pasi “Tirona” është e lartësuar vetëm përbri rezultateve pozitive, si edhe në proçesin gradual të arritjeve.

E shtuna, do të jetë nje nga mengjeset me te bukura qe do ekzistoje. Dielli është thjeshtë çështje minutash përpara se të dalë, pasi dëshira e thellë e të pasurit diçka të pavdekshme, në zemrat tona, që nuk mund të
shkatërrohet kurrë nga koha është vetë “Tirona”.

Dashni pa kushte!!!