Fletë nga ditari i një tifozi 15/03

Lumturia është aty për këdo që dëshiron ta ketë, por ajo që shpesh ne nuk arrijmë të shohim është menyra sesi ajo flluskon brenda nesh, gjithmonë në pritje që ta mbërthejmë aq fort sa mos i japim hapsirën të lëvizë diku tjeter.

Të gjejmë lumturinë nuk është rastësore e as mund të pretendojmë sikur e meritojme në mënyrë kryenece apo moskokëcarëse. Lartësitë imagjinare jane ato të cilave i trembem herë pas here, kjo më ndodh edhe me ty Tiron. Ska më të lartë se ti Tiron.

Optimizmi edhe mëndje-shkurtërsia janë shumë të thjeshtë për t’u koklavitur derisa të bëhen një. Prisja fitore të padiskutueshme në ndeshjen kundër Partizanit. Kjo mënyrë jetese e shpejtë dhe këto pritshmëri, në perceptimin tim të gjitha brenda normales, ja që na përplaskan edhe me dhimbjen deri në pikën ku ndihesh bosh sepse ndonjëherë nuk mjafton një portë pa mbrojtës për ta futur atë gol.

Pati një periudhë ku as të shfryja mllefin tim nuk ma lejonte faqja KF Tirana por ja qe e kuptuan se eksperiencat është më mirë kur i ndan t’i lexojnë të tjerë. Kisha frikë të shkruaja kësaj here sepse, të shkruash pas një humbjeje mund të duket sikur po e bën një ngjarje te duket më e madhe sesa është në të vërtetë, apo mos na bën të dukemi dramatik thjesht për të kërkuar vëmendjen?

Lumturia karakterizohet nga një spekter i gjërë momentesh të kamufluara me ndjenja dhe ajo që mua sdo mund të më marrë kurrë asnjë humbje e Tirones është pikërisht fakti se të përfshihesh vërtetësisht me natyrën që kanë këto ndjenja s’është asgjë më shumë se një mendje e hapur, një zemër e hapur, dhe disiplinë.

Këtë javë me patjetër do clirojmë gjithcka brenda kokës sonë që na shtyn drejt gjërave të mira si fitorja e mundshme e kësaj jave. Tiron, të bëj thirrje që këtë javë të më cosh në një nivel të thellë dhe produktiv lumturie. Kështu do ndodhë, ma beso, se të vrapoj larg teje për shkak të një humbjeje do të ishte sikur të vrapoja larg vetes për ta humbur atë përfundimisht.

Por, unë e di kush jam, ashtu sic e di kush je edhe ti Tiron!

Dashni pa kushte!