Fletë nga ditari i një tifozi 05/03
Të shkruash për ty nuk është e lehtë. Të shkruash për emocionet që ndajmë bashkë bëhet akoma edhe më e komplikuar. Të shkruash për kujtimet…edhe më e veshtirë. Shpesh nuk arrijmë të shohim se jemi rezultat I së shkuarës. Tirona duhet me patjetër të ndjekë linjën e traditës pasi e jashtmja edhe e brendshmja jonë do të ndryshonte nëse mohoej kjo e shkuar.
Pas fitores së Mërkurës pyes veten cfarë tjetër do të na përmbushte në ato fragmente kohore. A e kujtuam historinë kur një mbrojtës arriti të shënjojë portën e kundërshtarit edhe jo një sulmues. A u përforcuan ato copëza kujtimesh kur Ismajlgeci serish një mbrojtës preku sërish rrjetën duke thelluar rezultatin. Kjo epërsi u kthye në një kënaqësi të madhe pasi është shumë e vështirë për të gjithë ne të zbresim nga pozicioni që kemi.
Prap duam që ditët kur Ali Mema priste penallti evidentualisht jashtë pozicionit të tij natyral të ripërjetohet fuqishëm. Truri ka nevojë për siguri, përndryshe kaosi edhe përshtjellimi I përditshëm nuk do ta lejojë atë të funksionojë në mënyrë të shëndetshme apo të arsyeshme. Si mund ta njoh unë arsyen kur jam sëmurur pas teje Tiron?!
Dashni pa kushte!