FC Akzhayik – Tirana 2-0

Formacioni bardheblu: Bakaj, Turtulli, Domgjoni, Deliaj, Hoxhallari, Daja, Karabeci, G. Lika, Halili, Romuald, Ede. U aktivizuan: Nuriu, Peci, Leuca, Akua, Teqja, Bajrami.

Tirana eshte mundur ne miqesoren e pare te luajtur sot ne Antalya. Bardheblute kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire dhe kane patur mundesi per ta fituar takimin, por shtylla dhe portieri kundershtar nuk kane lejuar golin ne tre mundesi. Ate qe se ka bere Tirana e ka realizuar skuadra nga Kazakistani qe ka arritur te gjej golin e pare ne minuten e 73’ dhe ka dyfishuar ne minuten e 82’.

Ne kete takim miqesor ka debutuar sulmuesi moldav Petru Leuca qe eshte aktivizuar ne pjesen e dyte. Per bardheblute te padisponueshem per shkak demtimesh ne kete ndeshje kane qene Muca dhe Kerciku. Ndeshja e rradhes miqesore do te luhet ne daten 15 janar perballe kazakeve te FC Tobol.

Gjate ndeshjes miqesore, ish futbollisti bardheblu dhe kapiteni i Kombetares Ansi Agolli ndjekur nga afer miqesoren. Skuadra e Karabakut ku Ansi luan prej vitesh po stervitej ne te njejtin kompleks dhe ai ka perfituar nga rasti per tu takuar me trajnerin Mirel Josa, drejtorin sportiv Devi Muka por dhe pjesetare te stafit e futbolliste bardheblu.