Erando Karabeci: Nuk festojme per barazim, gjithmone vetem per fitore

“Jemi perballe nje ndeshjeje te rendesishme. Kunder Partizanit eshte nje ndeshje speciale, e cila duhet fituar me cdo kusht. Nese fitojme sigurisht qe do te kemi nje vazhdimesi edhe me te mire ne ndeshjet e radhes. Momenti qe Tirana te fitoje ne derbi ka ardhur me kohe. Ne derbi jo gjithnje fiton me i miri. Keto ndeshje i vendosin episodet dhe fati. Ne na ka munguar fati ne sfidat e fundit. Duhet te perqendrohemi maksimalisht dhe te kemi edhe pak fat, element ky qe na ka munguar ne sfidat e fundit. Shpresoj qe gjykimi te jete i denje per kete ndeshje. Ne si futbolliste nuk na takon te flasim per gjykimin, por te gjithe e keni pare se cfare i ka ndodhur Tiranes ne keto jave te para te kampionatit nga gjykimet e arbitrave. Nese luajme aq te perqendruar si ndaj Kukesit, mendoj se kete here ndaj Partizanit do te fitojme. Kjo lloj ndeshjeje nuk luhet, por luftohet per te dale triumfues. Shpresoj shume qe te zgjidhim njehere e mire problemin me sulmin qe ne takimin kunder Partizanit. Tirana feston per barazime? Jo, asnjehere nuk ka ndodhur! Nese rivalet e kane fjalen per festen ne derbin e fundit pas barazimit 2-2, thjesht per ta sqaruar dua te them se pershendetem tifozet pas ndeshjes edhe per faktin se i prishem pune Partizanit ne luften per titull. Partizani eshte ai qe feston per barazimet. Tirana me shume se te kuqte ka titujt kampion dhe fanella i peshon me shume se ajo e Partizanit”.

1213