Emmanuel Egbo: Flamurtari është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht

Do të jetë e vështirë. Mendoj se lojtarët që do futen në lojë për të zëvendësuar ata që mungojnë janë gati për të dhënë 100 përqindëshin e tyre. E kam thënë herë pas here që çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm. Edhe ata që luajnë, edhe ata që janë në stol. Kemi nevojë për të gjithë. Ky është një shans për ata që do luajnë nesër, për të treguar veten. Normalisht është një ndeshje e fortë, është njësoj si ndeshja me Partizanin. Janë 3 pikë brenda, pavarësisht se ndeshje ndaj Partizanit ishte derbi. Gjithsesi vlente 3 pikë. Flamurtari është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht. Janë ekip me eksperiencë dhe nuk duhet marrë lehtë. Duhet ta vlerësojmë dhe të futemi në fushë për të marrë më të mirën. Nuk na ka marrë vetëm ne pikë. I ka marrë Bylisit, Laçit, Partizanit. I ka hapur probleme shumicës së ekipeve. Ka ndërthurje mes çunave të rinj dhe atyre me eksperiencë.

Titulli? Do e them në ndeshjen e fundit të kampionatit. Kur të ketë edhe 1 ndeshje për të luajtur, atëherë do të them objektivin. Ka edhe 12 javë, është një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një dhe nga një. Do shikojmë punën tonë, nuk do të merremi me të tjerët.