Emmanuel Egbo: Duam të marrim maksimumin në çdo ndeshje

Laçi me mungesa? Nuk na hyn kjo në punë, e rëndësishme është loja që do bëjmë me Laçi dhe jo nëse kanë mungesa apo jo. Nuk shikoj ekipin kundërshtar, unë shikoj vetëm ekipin tim. Do futemi në fushë dhe do të përpiqemi të marrim maksimumin. Tirana do të paraqitet si në të gjitha ndeshjet e tjera. Laçi është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht, sepse kanë ekip me organikë të mirë, jo më kot janë në vendin e tretë. Edhe Luftëtari me Flamurtarin që janë në fund nuk mund të quhen ekipe të lehta.

Edhe sa ndeshje duhet të fitoni, që të thoni se jeni për titull? Janë edhe 11 javë për tu mbyllur kampionati, do vazhdojmë të marrim ndeshjet një nga një, duam të marrim maksimumin në çdo ndeshje.

Dhuratë nga Skënderbeu? Nuk merremi me ekipet e tjera, duhet të bëjmë punën tonë. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët ne shikojmë vetëm ndeshjet tona.

Momenti? Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, ekipi ka marrë rezultatet pozitive, nuk është çudi që jemi në këtë pozitë që jemi. Me pikët që kemi marrë edhe ekipi ka marrë një lloj vetëbesimi. Ju bëni llogari dhe analizë, ndërsa ne i marrim ndeshjet një nga një. Kemi shënuar gola dhe kemi pësuar pak, por ekipi ka krijuar një identitet dhe mentalitet fitues. Nuk kemi frikë të themi se jemi për titull, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Në fund do bëjmë llogaritë tona.