Egbo: “Skuadra ka fituar vetëbesim por duhet punë. Duhet të japim 100%.”
Egbo: “Skuadra ka fituar vetëbesim por duhet punë. Duhet të japim 100%.”
Përballë do të keni ekipin e Teutës. Si duket gjendja e ekipit?
Skuadra vazhdon të ketë disa lojtarë të dëmtuar qe akoma nuk janë plotësisht gati. Mund të kemi një rikthim të Torases dhe Bathës që munguan në sfidën e kaluar pasi ishin dënuar. Ka presion, por shpresoj që lojtarët që luajtën në sfidën me Kukësin të jenë më të lirshëm pasi ishte një sfidë e vështirë. Ata shfrytëzuan maksimumin e forcës dhe mundësive. Të shohim nesër kush do të jetë në fushë.
Si e shihni përballjen me Teutën?
Normalisht është një ndeshje e rëndësishme sic ishte ajo me Kukësin. Edhe Teuta është një ndër pretendentët për kampionprandaj duhet vlerësuar maksimalisht. Nesër në fushë ekipi do të japë 100% e tij. Ne të japim maksimumin, më pas të shpresojmë të marim rezultatin që na takon.
A ka dhënë skuadra sinjale të qarta se edhe këtë vit lufton për titullin kampion?
Mendoj se fitorja 2-0 ndaj Kukësit është një shtysë dhe një sinjal I ekipit që ka qënë në fushë për të treguar se ky ekip ka karakter dhe nese vazhdojne kështu do të jetë një kampionat I mirë.
Stadiumi ku do të luhet ndeshja ka qënë një zgjedhje e klubit? Sa ndikon ne paraqitjen e skuadrës?
Për stadiumin është koha e mbjelljes së fushës kështuqë për momentin duhet të kërkojmë opsione. Këtë rradhë opsioni ishte ne Pogradec, por ne cdo fushë e rëndësishme është që lojtarët të japin maksimumin.
A ka fituar më shumë qetësi Tirana dhe Egbo pas fitores së kaluar?
Ky ekip me këto lojtarë ka treguar se është I denjë dhe jep shumë për kampionatin, edhe ne kupat e Europës kanë bërë paraqitje dinjitoze. Skuadra ka fituar vetëbesim dhe një strategji loje. Ekipi ka një mix, lojtarë të rinj dhe afrime të akademisë për të bërë një formacion të mirë. Në cdo ndeshje do të shohim ata që janë plotësisht gati fizikisht dhe jo vetëm, për të qënë në fushë.