Egbo: “Objektivi ynë në cdo sezon është fitimi i Kupës dhe Kampionatit”

Mezi pritej fillimi i sezonit?

 Po është e vërtetë, lajm I mirë për të gjithë, jo vetëm ne, por për këdo që meret me futboll. Edhe për klubet por edhe për tifozët. I kishte munguar të gjithëve, si nga ekrani edhe nga stadiumi. Lajmi më I mirë është arritja e mirëkuptimit mes qeverisë dhe federatës, gjë që do ta ndihmojë sportin. 

Sezoni nis me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Si e konsideroni sfidën me FK Shkumbinin?

Futbolli ka treguar që cdo ekip duhet të vlerësohet maksimalisht. E kemi përdorur si strategjinë tonë të vlerësojmë kundërshtarin pavarësisht kategorisë. Eshtë në dëmin tonë të bëjmë të kundërtën. Eshte ndeshje qe besoj do të jetë një fillim I mirë për ata dhe për ne. 

Cfarë Tirane presim këtë sezon?

Besoj se janë ndeshjet e kampionatit që do të tregojnë nëse kjo Tiranë është më e fortë se ajo e vitit të kaluar. Duhet të kemi parasysh se ekipi ka mungesa, janë tre lojtarë formacioni jashtë fushe në fazë rikuperimi. Afrimet e reja gjithashtu duan kohën e tyre të ambientohen me pjesën tjetër të skuadrës.

Me mungesën e Ngoo, si e shihni skuadrën në aspektin sulmues?

Ngoo e ka ndihmuar ekipin dhe ka dhënë kontributin e tij por tashmë është kapitull I mbyllur. Ne kemi sulmues te tjere ne suadër e gjithashtu një afrim nga akademia I cili e ka treguar veten  dhe duhet të fokusohemi tek ata.

Si e keni menduar ta zgjidhni mungesën e Cales në fushë?

Nuk është vetëm Cale, sic përmenda më herët, ne e nisim sezonin me 3 lojtarë me pak. Është Cale, Celhaka dhe Toshevski kështu që nuk është e lehtë, sidomos pëe Calen dhe Celhakën të cilët tashmë janë të mësuar me skuadrën dhe ishin pjesë e saj në sezonin e shkuar, por ne do te bejme te pamunduren dhe do t’ja lëmë kohës.

Objektivi I radhës së Tiranës për ndeshjet ë Kupës?

Tirana në cdo sezon ndërtohet me qëllimin e fitimit të kampionatit dhe Kupës. Këto janë gjithmonë objektivat tona dhe as këtë vit nuk ka ndryshim.

Kë shihni si rivalin më të fortë për titull?

Të gjithë ekipet që janë pjesë e kampionatit janë rivalë të fortë, janë ndeshjët e fundit që tregojnë cili është kundërshtari më I fortë. 

Një mesazh për tifozët?

Mendoj se ata do ta mbështesin skuadrën në cdo rast, qoftë Brenda stadiumit ashtu edhe jashtë saj. Që në momentin e parë që kam ardhur tek KF Tirana e kam parë se cfarë tifozerie e zjarrtë janë. E kan këtë klub në zemrën e tyre kështuqë mbështetja e tyre nuk na mungon. Shpresojmë të rikthehen sa më shpejt në stadium pranë nesh.