Në një prononcim për mediat në prag të ndeshjes KF Tirana-FK Kukësi trajneri i kampionëve u shpreh si më poshtë:
Është një ndeshje e rëndësishme dhe çdo ndeshje në këtë kampionat është e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet. Po luajmë si kampion në fuqi, këtë sezon ndeshjet Tirana-Kukësi do behen si derbi tjetër për kampionatin Shqiptar.
Sa mendoni se mund të ndikojnë mungesat që ka Tirana?
Padyshim që mungesa e atyre që nuk do të jenë do të ndihet, por shpresoj që ata qëdo të hyjnë në fushë në vendin e tyre do të japin maksimumin.
Equajtët si derbi, por sezonin e kaluar humbët 3 herë ndaj tyre (Kukesit).
Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën, cdo gjë është mbyllur në sezonin qe iku, tashmë kemi 2020-2021 përpara dhe shoh vetëm të ardhmen. Rëndësi ka rezultati në fund. Sezoni i kaluar vërtetoi që ekipet e vogla janë ata më të vështirët në sfidë dhe ne i jepnin rëndësi maksimale cdo përballjeje kështuqë edhe këtë vit do të bëjmë njësoj, t’i marim ndeshjet një nga një.
•A shihni një Tiranë me presion këte vit?
Për ne nuk është presion negativ. Është presion i duhur për ti mbajtur lojtarët nën përgjegjësi. Të fillojmë njëherë dhe pasi të kalojnë 2-3 ndeshje edhe të rinjtë do kuptohen më mirë. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt. Sapo filluam dhe është presioni i duhur e mban ekipin në ton. Ne jemi ekip për tu mundur dhe këtë po e mësojnë dhe lojtarët e rinj.
Stadiumi? Përderisa nuk ka tifozë në stadium nuk ndikon. Jemi në Korçë, edhe Kukësi luan jashtë. Shumë klube nuk i kanë fushat sepse është koha për të mbjellë barin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.
Keni menduar pë një 11-she titullare me lojtaret e rinj?
Nuk e vendos unë 11-shen e parë. E vendosin lojtarët. Ata që do ta tregojnë veten dhe që kanë mentalitet për të fituar do të jenë në fushë.