Egbo: “Jemi të përqëndruar në ndeshjen e Kupës”
Trajneri Emannuel Egbo në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Shqipërisë përballë KS Korabi ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Mëposhte deklarata e plote:
Si është situata tek Tirana pas ndeshjes me Teutën?
Normalisht, që është një ndeshje që s’duhej ta humbisnim të paktën të rezultonte në barazim. Kemi ndeshje nesër, aty jemi më shumë të përqëndruar. Kampionati është i gjatë. Kemi parasysh që kemi bërë analiza që si humbëm dhe çfarë nuk bëmë mirë, dhe ç’do bëjmë më tej. Mendjen e kemi te kupa, pastaj te kampionati.
Ju shqetësojnë mungesat?
Normal, sa më shumë lotjarë të kemi, aq më mirë është. Që të jemi më të freskët duhet të pushojmë disa lojtarë. S’kemi çfarë të bëjmë. Me kontigjentin që kemi, me ata do të përballemi nesër.
Sa i vërtetë është lajmi për largimin e Cobbina?
Nuk e di. Duhet të pyesni drejtuesit e klubit, jam trajner brenda fushe, jashtë saj nuk e di se çfarë ndodh. Ju e dini që lajmin e largimit të tij e kanë nxjerrë në Ganë. Nëse largohet, nuk kemi çfarë të bëjmë, kemi lojtarë të tjerë. Shpresojmë që të ketë mundësi të marrim një tjetër. Ai është nga të mirët e kampionatit. Do jetë për mungesë për kampionatin, jo vetëm për Tiranën.
A do të jetë ndeshja e nesërme një test për lojtarët e rinj?
Eshtë e vërtetë, nuk ka ndeshje të lehtë dhe të vështirë, ndeshjen e bën ekipi. Nëse e nënvlerëson rivalin, bëhet takim i vështirë. Mund të jetë e lehtë apo jo, për mua është njësoj. Nëse e vlerëson ekipin maksimalisht, merr maksimumin. Ata që futen, duhet të marrin maksimumin.
Cfarë mendon se duhet të përmirësohet tek Tirana?
Kanë qenë takime të ndryshme. Me Kukësin, qarkulluam topin, administruam ndeshjen. Duhet të shikojmë si na bëjnë presion, si të nxjerrim topin. Duhet të mësojmë dhe të punojmë.