
Egbo: “Fitore e rëndësishme, mendojmë për ndeshjen e rradhës”
Egbo: “Fitore e rëndësishme, mendojmë për ndeshjen e rradhës”
Mendoj që është dicka normale. Këtë i thashë skuadrës në pushim. Nëse kemi mundësi të shënojmë sa më shumë. Ky ishte një tre pikësh me vlera. Mendojmë për ndeshjen e rradhës nga nesër.“Rasti i penalltisë nuk duhej të ndodhte. Jemi brënda familjes dhe do e zgjidhim brënda nesh”.“Ashtu siç e kam thënë, kemi dhe 8 ndeshje deri në fund. Jemi klubi më i madh në Shqipëri dhe është privilegj të drejtosh Tiranën. Nuk e kam mendjen tek e ardhmja por tek objektivi final. Në fund do flasim për gjithçka”.“Mendoj që çdo lojtar ka mundësi të aktivizohet çdo ndeshje. Takimet ndryshojnë nga njëra-tjetra pasi kanë specifikat e tyre”.“Nuk duhet të presim nga asnjë skuadër. Duhet të jemi të përqëndruar vetëm tek ndeshjet tona dhe të mendojmë vetëm për ne”.