Egbo: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”
Në përfundimin e ndeshjes KF Tirana-FK Kukësi, trajneri Emannuel Egbo u shpreh pas fitores se ky është një fillim i mirë. Lojtarët arritën të bëjnë një paraqitje të mirë.
Tani nuk janë më lojtarët e rinj, pasi ata kanë mbi një muaj e gjysmë këtu. Ata janë paraqitur shumë mirë sot, por edhe pjesa tjetër e ekipit ka luftuar për njëri-tjetrin, pikërisht si një ekip kampion. Unë dua një ekip dhe jo lojtarë individuale dhe pikërisht këtë bëmë sot. Nga fundi i pjesës së parë, kur po fitonim 2-0 kaluam në eufori. Ata duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. Futbolli ka treguar se nuk je kurrë i sigurtë, pasi edhe Milani në finale e kishte mbyllur 3-0 pjesën e parë, por u barazua në pjesën e dytë.
Si ndikon mungesa e Ngo?
Nuk kemi humbur pikën e referimit. Kemi Derrik këtu. Jam i bindur që do bëhet një lojtar i madh që do ta kërkojnë shumë skuadra. Është ende shumë herët për ta gjykuar. E rëndësishme është që sot e fituam ndeshjen, të tjerat nuk më interesojmë.
E zgjidhëm shumë shpejt ndeshjen. E dimë që duhet ta shfrytëzojmë çdo rast dhe lojtarët këtë bënë.
Si ju duk Najdovski në mesfushë? Jam shumë i kënaqur, jo vetëm me të, por me të gjithë skuadrën. Nuk është vetëm ai që bëri mirë, por të gjithë.