Egbo: “Duhet të bëjmë më shumë se në ndeshjen e parë. Kam besim tek çunat!”
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes KF Tirana-Crvena Zvezda, trajneri Egbo dhe lojtari Idriz Batha ju pergjigjën pyetjeve të gazetarëve. I pari nën lupën e medias ishte Emmanuel Egbo i cili u shpreh:
Si e parashikoni këtë ndeshje? Nuk jam parashikues edhe në çdo ndeshje duhet të japim edhe të marrim maksimumin. Kur e kam thënë se shkojmë në grupe e kam pasur parasysh se do kemi ekipe të vështira, e kemi ndeshjen në shtëpi dhe do japim 100 përqindshin tonë.
Stankovic tha se çdo gjë varet nga Crvena Zvezda? Ne do futemi në fushë për maksiminim dhe jo çdo gjë varet nga ata, varet edhe nga ne ajo ndeshje.
Inferiorë? Çdo gjë është e mundur në jetë, edhe PSG nuk e mendonte se do shkonte në finale.
Një ndeshje si me Tbilisin? Duhet të bëjmë më shumë se në ndeshjen e parë, kam besim te çunat që nesër në fushë do bëjmë mirë.
Formacioni do ndryshojë? Çdo ndeshje ka specifikën e vet, do shohim nesër dhe do vendosim se kë do hedhim në fushë.
Muçi? Nuk mund të them nëse do jetë Muçi ose dikush tjetër, nësër do merrni vesh se kush është në fushë. Do shohim lojtarët që nuk kanë shpenzuar shumë energji.
Tifozët? Është dhe nuk është avantazh mungesa e tifozëve. Një ndeshje që luhet ndaj një kundërshtari me vlerë.
Ndërhyrje me dron ose parrula nga tifozët, i druheni një tensioni? Nuk është pyetje që mund të përgjigjem unë, flisni me drejtuesit e klubit. Nuk ka asgjë që mund të ndikojë në fushë, ne do fokusohemi në ndeshje.
Si luan Zvezda? E dimë që është ekip me kualitete, që di të luaj futboll dhe kemi marrë masat tona. Di të sulmojë dhe di që është ekip agresiv, do shohim si do luajmë nesër.
Përpara ndeshjes me Tbilisin ishte një tjetër atmosferë sepse luanim për herë të parë jashtë Shqipërisë për këtë sezon. Kemi fituar vetbesim dhe kjo është një plus për ne. Emocione ndaj serbëvë? Nuk besoj se ekipi do ketë diçka të tillë, është kënaqësi që luajmë në Champions League dhe do futemi në fushë për të fituar dhe argëtuar dhe jo të mendojmë për gjëra të tjera.